top of page
123.jpg

Adi Krasta për një Rilindje Shqiptare

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 13, 2019
  • 1 min read

Adi Krasta, moderatori më i mirë shqiptar, është sonte në orën 21:00 i ftuar i posaçëm në Televizionin T7 në Kosovë për të realizuar monologun hyrës dhe intervistën e javës. Krasta është sulmuar gjatë gjithë kohës prej Kryeministri Edi Rama dhe makinerisë së propagandës së qeverisjes së Shqipërisë për pikëpamjet e tij të hapura kundërshtuese rreth problemeve të mprehta negative që maxhoranca qeverisëse i ka shkaktuar vendit gjatë dy mandateve të saj. Mbyllja e programeve në mënyrë arbitrare në Televizionin News 24, pas kërkesave këmbëngulëse që Kryeministri Rama i ka bërë pronarit të këtij mediumi, Irfan Hysenbelliu, ka shkaktuar një reaksion të gjerë popullor. Adi Krasta ka qenë gjatë gjithë kohës shumë i pranishëm në Kosovë si ligjërues në Kolegjin AAB. Mësohet se pak kohë më parë Krasta është larguar nga AAB dhe do vazhdojë të ligjërojë lëndët bazë të komunikimit në Kolegjin UBT të Prishtinës 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page