top of page
123.jpg

“Një tragjedi më e madhe mund të ndodhte në Durrës”, Artan Hoxha: Në momentin e tërmetit në Konvalis

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 14, 2019
  • 1 min read

Policia ka arrestuar tashmë 9 persona të cilësuar përgjegjës për jetet e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende në kërkim. I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Konvalishencën e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Sipas Hoxhës, godina që u shemb, e cila zuri poshtë edhe Hajdarmatajn, ishte ajo që mbahej si me kushtet më të mira. “Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetra jetë. Hoxha tha gjithashtu se është ogur i mirë që kanë nisur hetimet, por sipas tij, kjo nuk është një ngjarje që duhet hetuar thjesht si shpërdorim detyre, sepse kanë humbur jetë njerëzish. “Nuk është shumë e rëndësishme sa njerëz do të futesh në burg, por të futen përgjegjësit. Këtu është momenti që duhet dhënë drejtësi”, tha ai./abcnews 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page