top of page
123.jpg

Paradite u fjalosën rëndë, pasdite Agim Veliu e “dënon” Vjosa Osmanin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 14, 2019
  • 1 min read

Vjosa Osmani është “përjashtuar” nga takimi i sontëm ndërmjet VV dhe LDK-së. Shkak duket të jenë fjalosjet me Agim 

Veliun, homologun e saj të partisë. Ky i fundit bashkë me nënkryetarin tjetër, Lutfi Hazirin janë të pranishëm në takimin që Isa Mustafa po zhvillon sonte me Albin Kurtin.

Osmani dhe Veliu së fundi janë fjalosur rëndë. Ky duket të jetë shkaku i mosprezenës së Vjosa Osmanit në takimin e sontëm të LDK-së me Vetëvendosjen. Gazeta Insajderi rreth kësaj çështjeje ka tentuar të flasë me shumë zyrtarë të LDK-së, përfshirë edhe Osmanin e Veliun, por të njëjtë nuk kanë kthyer përgjigje dhe as nuk kanë qenë të qasshëm në telefon. Gjithçka rreth konfliktit Osmani-Veliu ka nisur pas një takimi që Vjosa Osmani pati dje me Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes – gjatë kohës sa ishte duke u regjistruar si deputete në Kuvendin e Kosovës. Veliut si duket i ka penguar ky takim i Osmani me Kurtin, duke thënë për bashkëpartiaken e tij se ajo duhet të jap llogari për këto takime të rastësishme. “Ajo duhet t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi. Sipas gjykimit tim, nëse dikush merr obligime që nuk i takojnë, aty komplikohet situata”, ka thënë Veliu. E kësaj deklarate të Veliut i është përgjigjur Osmani, duke thënë se nuk i jep llogari atij për takimet e saj. “…për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka thënë Osmani./Insajderi.com 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page