top of page
123.jpg

Vuçiq habitë me deklaratën ndaj Kurtit e Haradinajt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 15, 2019
  • 1 min read

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi i ka kuptuar porositë e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, se UÇK-ja e ka dëbuar ushtrinë serbe nga Kosova, sikurse edhe Albin Kurtin kur thotë se nuk do t’i japë territor Serbisë si ngushëllim për Kosovën e humbur. “Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, u shpreh Vuçiqi para gazetarëve në Serbi, transmeton Koha.net. Sipas tij, “shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët”, ndërsa shtoi se është më mirë që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë, sepse e dinë se cilat janë interesat e tyre nacionale dhe shtetërore. “Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale – më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”, tha Vuçiqi. Në një akademi përkujtimore të organizuar dje në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Alleksandar Vuçiqi dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë që djemtë e UÇK-së i kanë përzënë ata nga Kosova. 


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page