top of page
123.jpg

Bisedimet me VV-në, Isa Mustafa i thirr në mbledhje kryetarët e degëve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2019
  • 1 min read

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në një takim urgjent kryetarët e degëve të partisë së tij, derisa, me të njëjtit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe bisedimet për koalicion me VV-në, ka konfirmuar për Express një burim brenda partisë. Takimi do të zhvillohet në Selinë Qendrore të LDK-së, në Prishtinë, derisa fillon në orën 14:30. Sipas këtij burimi, Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve për të folur për zhvillimet e fundit si dhe bisedimet me partinë e Albin Kurtit. Gjithashtu, edhe për përgatitjet për shënimin e 30 vjetorit të formimit të LDK-së. Të shtunën ndërkaq për të folur për koalicionin me VV-në, Mustafa e thirri në mbledhje urgjente edhe kryesinë e partisë. Aty bëhet e ditur se lideri i LDK-së, ka njoftuar se si parti nuk do të heqin dorë nga pozita e presidentit si pjesë e marrëveshjes me VV-në. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page