top of page
123.jpg

Policia e Malit të Zi sqaron: Vrasësit e policit në Igallo nuk janë nga Kosova, por nga Shqipëria

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 16, 2019
  • 1 min read

Të dyshuarit për vrasjen në Igallo të oficerit të policisë së Malit të Zi, Milutin Lekoviq, pretendonin se ishin nga Kosova. Ata kërkohen në Shqipëri për vepra të rënda kriminale, shkruan gazeta Vijesti me qendër në Podgoricë.

Shtetasi i Shqipërisë Luan Hasanaj (43 vjeçar) ka vrarë policin Millutin Llekoviq (41) ka deklaruar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, raporton gazeta podgoricase Vijesti, transmeton rtk. Në komunikatën më të re për shtyp të policisë thuhet se me të ishin edhe shtetasit e Shqipërisë, Lulzim Hasanaj (49) dhe Nurë Hasanaj (67) Tre të arrestuarit u kishin thënë policëve se janë shtetas të Kosovës. Vrasësi i policit kufitar kërkohet nga organet e drejtësisë në Shqipëri për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Edhe i arrestuari tjetër Lulzim Hasanaj kërkohet për vrasje, ndërsa gruaja 67-vjeçare kërkohet nga drejtësia për kërcënim. Policia ka deklaruar se të arrestuarit do të dërgohen para prokurorit të shtetit në Podgoricë në orën 16, raporton Vijesti. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page