top of page
123.jpg

Gabimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese në raport me Ligjin e Pagave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 17, 2019
  • 2 min read

Gjykata Kushtetuese nuk ua ka kumtuar institucioneve vendimin për pezullimin e Ligjit të pagave. Për aq kohë sa është kështu, sipas njohësve, vendimi nuk ka efekt juridik. Vendimin, që ka nxitur greva në disa sektorë, Kushtetuesja e ka bërë të ditur javën e shkuar, nëpërmjet një informate për media. Por, atë si të plotë nuk e ka publikuar ende. Përpos vendimit, as njoftimin për pezullimin e ligjit nuk ia ka dërguar Qeverisë, institucion ky që kishte bërë përgatitjet për t’i ekzekutuar pagat e dhjetorit me rritje. Koha Ditore ka pyetur në gjykatë nëse vendimet e saj kanë efekt juridik për aq kohë sa ato nuk publikohen dhe nuk u dërgohen palëve. Ky institucion nuk ka ofruar përgjigje të drejtpërdrejtë. Vetëm ka thënë se aktgjykimi që i referohet Ligjit të pagave do të publikohet brenda disa ditësh. “Gjykata ka miratuar nxjerrjen e vendimit për masë të përkohshme në seancën shqyrtuese të mbajtur më 12 dhjetor 2019. Njoftimi për vendimin e Gjykatës për miratimin e masës së përkohshme në këtë rast – së bashku me objektin e çështjes, pretendimet e palës parashtruese, bazën ligjore dhe pjesën operative të vendimit – është publikuar në ueb-faqen e Gjykatës më 12 dhjetor 2019 dhe u është dërguar të gjitha mediave”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Kushtetueses. “Bazuar në Rregulloren e punës së Gjykatës dhe ngjashëm si në të gjitha aktgjykimet, aktvendimet dhe vendimet e deritanishme të Gjykatës, data e miratimit të këtij vendimi (që në këtë rast është seanca shqyrtuese e 12 dhjetorit 2019) do të figurojë edhe në versionin final dhe të plotë të tekstit të aktgjykimit që do të publikohet ditëve në vijim”. Por, një nga ish-gjyqtarët e Kushtetueses i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se, kur vendoset masë e natyrës çfarë është vendosur në rastin e Ligjit për pagat, palët duhet të informohen domosdo. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page