LDK-ja feston e nënshtruar nga Mustafa, zullumi i të cilit para 30 viteve ngjizi themelimin e saj
- rilindjashqiptare
- Dec 23, 2019
- 2 min read

Festimi i 30 vjetorit të LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë, përbën kuriozitet. Të rralla janë rastet e tilla në historinë politike botërore.
Viti i tridhjetë i jetës së kësaj partie festohet me Isa Mustafën kryetar të saj. Paradoksalisht, një grup intelektualësh të revoltuar e themeluan këtë parti më 23 dhjetor të vitit 1989 si kundërpërgjigje ndaj zullumit të pushtetit të atëhershëm, ministër i të cilit ishte vetë Mustafa. Mustafa me 8 dhjetor 1989, ishte betohet në cilësinë e Sekretarit Krahinor (Ministr) për zhvillim, shkencë, informatikë dhe bashkëpunim shkencor në kuadër të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, një organ ekzekutiv i qeverisjes së Sllobodan Millosheviqit, e që në Kosovë drejtohej nga Rrahman Morina. Në këtë pozitë Mustaf u vendos pas zgjedhjeve të verës së atij viti, që ishin organizuar nga Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës, një organizatë masovike e cila ishte nën kntrollë të Republikës Socialiste të Serbisë. Zgjedhjet kishin ardhur pasi që Kosovës iu mor autonomia nga Serbia. Ndërsa më 4 dhjetor ishte konstituua Kuvendit i ri i Kosovës ku ishin zgjedhur organet drejtuese në të gjitha nivelet e pushtetit. Në mesin e të cilëve edhe Isa Mustafa u zgjodh ministër për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor. Vetëm dy javë pasi Isa Mustafa kishte marrë këtë post, një grup intelektualësh të asaj kohe kishin zyrtarizuan themelimin e Lidhjen Demokratike të Kosovës, si një parti politike që do t`i përgjigjej zullumit të atij pushteti. LDK kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës, LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. Sot kur po e feston 30 vjetorin e themelimit në krye të saj është Isa Mustafa, i cili po e mbanë peng duke mos u dhënë hapësirën njerëzve të rinj. Dhe së fundmi duke mbajtur peng arritjen e një marrëveshje për bashkë qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, që ka dal fiuese e zgjedhjeve duke këmbëngulur për postin e presidentit.
Comments