top of page
123.jpg

Nënkryetari Haziri tregon se a ka mundësi të  arrihet marrëveshja me VV para 26 dhjetorit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 23, 2019
  • 1 min read

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.  

“Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri për Evropa e lirë. Të dy partitë, nuk kanë saktësuar se kur mund të ketë një takim të ardhshëm të liderëve të tyre, me synimin për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. Konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor, por në rast se nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që ky konstituim të shtyhet deri në finalizimin e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page