top of page
123.jpg

Ironia e Ramës me Veliajn: Nëse e sjell nevoja ti e ha edhe të gjallë gjelin e detit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 24, 2019
  • 1 min read

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin në familjen Belegu në Petrelë për t’i dorëzuar çelsat e shtëpisë së re, pasi banesa iu dëmtua pas tërmetit të 21 shtatorit. Në komunikimin me familjen nuk kanë munguar as ironite e shkëmbyera me Veliajn, teksa ky i fundit pohoi se kishin sjellë edhe gjel deti, por nuk do e vinin në tavolinë. Rama i tha kryebshkiakut se nëse vazhdonte me historinë sill lëngje e pi vetë, apo sill gjela e ha vetë nuk kishin gjë në terezi. Ndërsa pasoi edhe batutën se “nëse do ishte nevoja ai do hante edhe …”, por nuk e përfundoi fjalinë. Pjesë nga batutat: Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu. Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë. Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar. Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet. Veliaj: Është i pa bërë gjeli. Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…/panorama 

Copy link për video

https://web.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/503171076988317 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page