top of page
123.jpg

Shfaqet Albin Kurti në Prishtinë, i përgjigjet Hashim Thaçit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Dec 27, 2019
  • 1 min read

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizuar në një prej restoranteve në Prishtinë. Kurti sot gjatë ditës ka refuzuar dy ftesat që ia ka bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për ta mandatuar për krijimin e institucioneve të reja. Ftesën e parë Thaçi ia kishte dërguar për në orën 13:30, ndërkohë pas arsyetimit të Kurtit se gjendet jashtë Prishtinës, Thaçi ia kishte dërguar edhe ftesën e dytë për në orën 20:00, e cila gjithashtu është refuzuar nga Kurti. Kurti ka folur për mediat, duke treguar pse ka refuzuar dy ftesat e sotme të presidentit të Republikës. “Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur. “ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot” Sipas tij nuk duhet as vonuar por as nxituar./GazetaExpress/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page