Irani kërkon kokën e Trumpit, cakton çmimin për vrasësin e presidentit amerikan
- rilindjashqiptare
- Jan 5, 2020
- 1 min read

Autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani. Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian. Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se një dollarë do të jepet në tavolinë për cdo iranian në vend për këdu që vret presidentin amerikan, transmeton Gazeta Express. “Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë. Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut.

Sulmi çoi tensionet mes Iranit dhe SHBA’së në një territor të pashkelur deri më tani. Përfshirja në një luftë mes dy shteteve do të prekte të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express, përcijellë rilindjashqiptare. Irani ka paralajmëruar një hakmarrje ndaj amerikanëve pas sulmit.
Comments