top of page
123.jpg

Erdhi në jetë në datën 02/02/2020 dhe në orën 20:02, vogëlushja e porsalindur hyn në histori

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 6, 2020
  • 1 min read

Pa dyshim që ardhja në jetë e çdo fëmije është e veçantë, por një foshnjë e porsalindur ka hyrë në histori.

Charlee Rose Masters lindi në datën 2 shkurt 2020, në orën 20:02, në Spitalin St Joseph East, në Lexington, Kentucky të SHBA-së. 

Lindja e Charlee ndodhi në një ditë jashtëzakonisht të rrallë, në të cilën data dhe ora e ditëlindjes së saj nuk ndryshon nëse lexohet nga e majta apo nga e djathta.  Një rastësi e tillë nuk ndodhte që prej 11 nëntorit të vitit 1111. 

Data ishte gjëja e fundit që nëna e re po mendonte, dhe ajo nuk e kishte idenë se vogëlushja e saj kishte ardhur në jetë në kohën e duhur, në një ditë të rrallë. 

Ajo e kupptoi këtë disa ditë pas lindjes. Nëna e quajtur Laken tha se e kishte pritur lindjen të hënën ose të martën, por kontraktimet e saj filluna të shtunën pasdite, duke e shqetësuar. 

Ajo tha që mamaja e saj, Dee Dee Calvert, ishte e para që vuri re që fëmija erdhi në jetë në orën 20:02. 

Nëna e re tha: 

Nuk e di bisedën që po ndodhte në dhomë. Unë thjesht mbaj mend nënën time, Dee Dee, duke fotografuar orën në momentin e lindjes." 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page