top of page
123.jpg

Qeveria Kurti kushton 13 milionë euro më pak se e Haradinajt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 6, 2020
  • 1 min read

Tkurrja e kabinetit qeveritar i kursen vendit rreth 13 milionë euro, sipas një analize që ka publikuar Instituti GAP.

Qeveria Kurti me dy zëvendëskryeministra, 15 ministra e 35 zëvendësministra, do të kushtojë miliona euro më pak se qeveria paraprake, që përbëhej nga pesë zv.kryeministra, 19 ministra dhe mbi 80 zëvendësministra.

Edhe pse koalicioni VV-LDK kishte planifikuar të kishte vetëm 12 ministri, një ditë para zyrtarizimit partitë bëri të ditur se kanë vendosur të formojnë qeverinë me 15 ministri. Teksa një qeveri me 12 ministri, vendit do t’ia kursente 15.5 milionë euro, një e tillë me 15 ia kursen vendit 13 milionë euro.

Në infografikën e re është llogaritur se Qeveria Kurti do të ketë 33 zëvendësministra, për dallim nga PAN-i që kishte më shumë se 80. Këshilltarë të lartë të ministrave do të jenë 15 nga 21 sa ishin në qeverisjen e kaluar. 

Në 90 nga 126 ka rënë numri i këshilltarëve të ministrave.

Duke u bazuar në shpenzimet e ish-qeverisë, me formatin e zvogëluar, për një mandat Qeveria Kurti do të kursejë 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefona mobilë, karburante e telefona fiks. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page