top of page
123.jpg

Abdixhiku nis procedurat për anulimin e tenderit 110 milionësh të Pal Lekajt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 7, 2020
  • 2 min read

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se nga sot kanë filluar procedurat për anulimin e tenderit 110.6 milionë euro për ndërtimin e autostradës Banullë – Dheu i Bardhë që ishte iniciuar në kohën e ministrit Pal Lekaj. 

Këtë vendim, Abdixhiku e mbështet në dy opinione që ka pranuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe nga Ministria e Financave. “Njëri nga KRPP dhe tjetri nga ministria e Financave e qeverisë së kaluar. 

Të dy opinionin theksojnë qartë se pa ndarje buxhetore nuk mund të shpallen thirrje që krijojnë obligime financiare për Republikën e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.KALLXO.com ka raportuar ditë më parë se tenderi është shpallur në muajin janar nga ministria e Pal Lekajt, në kohën kur Kosova ishte pa qeveri dhe pa buxhet të miratuar për vitin 2020. 

KALLXO.com kishte gjetur se projekti në fjalë nuk ishte pjesë e buxhetit të miratuar të vitit 2019, e as nuk ishte i parashikuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, në të cilën parashihen projektet për periudhën 3 vjeçare. 

Për më tepër, tenderi ishte hapur në fillim të vitit 2020, në kohën kur nuk kishte buxhet të miratuar, por shteti është duke funksionuar me 1/12 e buxhetit të vitit 2019. Abdixhiku në konferencën për media ka thënë se tenderi i shpallur në janar ka implikime enorme të buxhetit. “Bazuar mbi kompetenca, kam kërkuar nga organet të ministrisë që urgjentisht dhe pa vonesa të shikojnë procedurat për anulimin e tenderit në fjalë. Nga sot kam iniciuar proceduar ligjore për anulimin e tenderit”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se inicimi i këtij tenderi rrezikonte që qeveria të obligohej të paguante penalti. “Futja e shtetit në detyrime financiare pa buxhet të miratuar, përvec që është akt joligjor hapë mundësi për penalizime financiare të ngjashme që Kosova i ka pasur në vitet e shkuara”, ka thënë ministri. 

Ministri Abdixhiku ka thënë se projekti në fjalë do të jetë prioritet i qeverisë, dhe se është pjesë e programit qeverisës por që thirrja për tenderim mund të bëhet vetëm pasi të jetë miratuar buxheti i vitit 2020. 

Më tej, Abdixhiku ka thënë se që në ditën e parë si ministër është venë në dijeni rreth këtij tenderi nga Ministria e Financave e qeverisë kaluar.“Të dyja tregojnë qartë se pa ndarje të buxhetit nuk mund të shpallen thirrje që krijojnë obligime financiare. 

Gjithashtu është e padëgjuar që një qeveri në ikje pa buxhet të aprovuar të fus në obligime financiare qeverinë e ardhme”, ka thënë Abdixhiku. 

Po ashtu, ministri Abdixhiku ka shtuar se Qeveria e tanishme do t’i shqyrtojë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e kaluar që nuk kanë pasur bazë ligjore. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page