top of page
123.jpg

Mbetën ngushtë për para, çifti shtirej sikur po fejohej nëpër lokale, që të merrnin pije falas

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 9, 2020
  • 1 min read

Corinne Milleri dhe Adam Carolli kishin qenë së bashku vetëm për një muaj kur shkuan në një udhëtim në Atlanta për të festuar ditëlindjen e vajzës. Megjithëse po shijonin pushimin, duke kaluar kohë së bashku, ata ishin ngushtë me paratë. Kështu që për të kursyer para për pije, ata vendosën të bënin sikur po fejoheshin për të marrë pije falas nëpër lokalet që vizitonin, transmeton Indeksonline. Adami ulej në gjunjë dhe i propozonte femrës. Përmes së qeshurës, Corinne thoshte po dhe pjesa tjetër e të pranishmeve brohorisnin. Plani i tyre funksionoi derisa ata përfunduan me disa pije të marra nga të huajt. Corinne, 29 dhe Adam 29 vjeç nga Pratville, Albama, shkuan nga një bar në tjetër kështu, duke marrë pije falas, teksa shtireshin se po fejoheshin./Indeksonline/ 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page