Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për vete
- rilindjashqiptare
- Feb 11, 2020
- 1 min read

Të mërkurën e 12 shkurtit, Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete. Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet nesër me fillim prej orës 10:00, raporton KTV. Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro. Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar.
Comments