top of page
123.jpg

Spiuni i BIA’s këshilltar i Presidentit- Konjufca i kërkon Haradinajt të ndërmarrë veprime

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 19, 2019
  • 1 min read

Pas raportimit të televizionit T7 se si një pjesëtarë i shërbimit sekret të Serbisë kishte arritur të punësohej si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,Glauk Konjfuca, i cili ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Konjufca shkroi se punësimi i një pjesëtari të Shërbimit Informativ Serb në zyrën e presidentit të Kosovës, përbën rrezikim të sigurisë kombëtare.

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të ftojë Këshillin, por ka pyetur se mos frikësohet nga presidenti Thaçi se ia përmend Radojicicin dhe ‘bodrumin’ ku sipas Konjufcës është krijuar Qeveria.

“Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare.

Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme?

Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it”, ka shkruar Konjfuca./GazetaExpress/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page